[ad_1]
Dukesha e Sussex, Meghan Markle së fundmi në një intervistë për programin “ITV”, është përlotur teksa ka folur për periudhën e vështirë që po kalon. Ajo ka rënë pre e kritikave nga më të ndryshmet nga ana e mediave, të cilat ia kanë rënduar shumë gjendjen emocionale.
“Veçanërisht si femër është vërtetë e tepërt. Kjo e kalon vështirësinë e të qënurit një e sapomartuar dhe nënë e re. Gjithashtu ju falenderoj që më pyetët nëse jam mirë, jo shumë njerëz interesohen për këtë gjë”, është shprehur mes të tjerash dukesha ndërkohë që sytë i janë mbushur me lot. Menjëherë pas kësaj interviste, fansat për t’i treguar Meghan-it që e mbështesin, kanë bërë për të një gjest shumë të bukur.
–
Të gjithë fansat, kanë bërë postime të shumta në Twitter, duke përdorur hashtagun ‘‘TëDuamMeghanMarkle’. Ato kanë si qëllim që t’i tregojnë dukeshës gjithë dashurinë që kanë për të dhe familjen mbretërore.
[ad_2]