Në 1 janar, një çift i ri Iliya Pavlovic dhe Asymina Kantorowicz, sapo kishin bërë një piknik në parkun rajonal të ishullit të Vankuver në Kanada, kur vendosën që të bënin një fotografi selfie për të fiksuar këtë moment.
Por as që e mendonin se fotografinë për ta do e shkrepte bashkëshortja e princit Harry të Anglisë, Meghan Markle dhe për më tepër duke u vetëofruar.
Është kjo ajo që tregoi për CTV News, çifti i ri, i cili po përgatitej për të bërë një fotografi selfie, kur një grua u shkëput nga grupi dhe u ofrua që t’iu bënte foton.
“Pamë se pranë nesh ishte një grup personash që kishin dy qenë, njëri prej të cilëve na u afrua. Një grua nga grupi, u shkëput dhe na pyeti nëse donim që të na e bënte ajo fotografinë. Mu duk si fytyrë e parë, por nuk e mendova se bëhej fjalë vërtetë për Meghan Markle. Në pak çaste e njoha dhe nuk arrija që ta besoja. Më pas, pashë se pranë saj ishte edhe princi Harry”, tregoi Kantorowicz.
Më tej vajza kujton se Meghan iu ktheu telefonin dhe i uroi “Gëzuar Vitin e Ri”