Meghan, e lumtur për të dashurën e re të babait


[ad_1]

Meghan Markle tha se ishte ‘e lehtësuar’ për lajmin e të dashurës së re të babait Thomas dhe se shpreson që ajo ta ndalojë nga dhënia e intervistave që shpeshherë kanë dëmtuar imazhin e saj.

75-vjeçari raportohet se ka nisur të dalë me një amerikane nënë e dy fëmijëve pranë lagjes së tij Rosarito në Meksikë.
Burimet thanë që duka e dukesha e Sussex shpresojnë që kjo t’i japë fund ndërhyrjeve dhe kritikave të tij ndaj të bijës dhe burrit të saj.

Një mik i çiftit tha: “Pjesë e problemit me Thomas është se ai kishte shumë kohë të lirë në duar. Ndoshta kjo e bënte të rrinte duke stërmenduar gjërat e duke u inatosur, veçanërisht me Megan. Ajo tani shpreson që me këtë person tjetër në jetën e tij, babai të mos e ngacmojë më, pasi ka mjaftueshëm probleme siç është”.

Bëma e fundit e Thomas ishte me daljen e çiftit nga familja mbretërore, për të cilën ai tha se “kanë ofenduar mbretëreshën”.

[ad_2]

Beat FM Albania

Beat FM Albania. Created in 2017, Beat FM is the newest radio in Albania, which broadcasts online at www.beatfm.al.


Share

Facebook Twitter Google



Search


Tune In


Shows