Madonna paditet nga fansat për vonesën në koncert


[ad_1]

Ajo mund të jetë mbretëresha e muzikës pop por ama fansat nuk e tolerojnë faktin që ajo nuk tregon aspak korrektese në koncertet e saj.
Turneu muzikor “Madame X” shumë shpesh është kritikuar për vonesën e këngëtares, për performancat e dobëta dhe momentet kur Madonna vendos të pijë e të dehet në skenë.
Këtë herë një fans i saj ka vendosur të marrë masa dhe ta padisë këngëtaren e famshme. Ai u shpreh se orari i koncertit të Maddonës në Miami u shty nga ora 8:30 për në 10:30 papritur.
Djaloshi Nate Hollander tregoi për mediat se ndyrshimi i orarit të koncertit përbën problem për të dhe shumë fansa të tjerë që udhëtojnë për orë të tëra për të parë 61-vjeçaren live.
Vendimit për padi nga Nate ndaj Madonnës i janë bashkuar edhe shumë fansa të tjerë të cilët nuk kanë marrë dëmshpërblim mbi biletat e tyre të shtrenjta.

[ad_2]

Beat FM Albania

Beat FM Albania. Created in 2017, Beat FM is the newest radio in Albania, which broadcasts online at www.beatfm.al.


Share

Facebook Twitter Google



Search


Tune In


Shows