[ad_1]
Muzeu i figurave prej dylli në Londër, “Madame Tussauds” ka hequr figurat e Princit Harry dhe bashkëshortes së tij Meghan nga këndi i familjes mbretërore britanike, pas njoftimit se çifti do të heqë dorë nga detyrat mbretërore. Duka dhe Dukesha e Sussex njoftuan të mërkurën se ata synojnë të ndajnë kohën e tyre midis Amerikës së Veriut dhe Mbretërisë së Bashkuar për të gdhendur një “rol të ri progresiv” duke u larguar nga pozicionet e tyre të larta.
‘’Madame Tussauds”, i cili përmban më shumë se 250 modele dylli të të famshmëve, tha se dy figurat do të shkojnë në një seksion të veçantë, larg nga Mbretëresha Elizabeth, Princi Philip, Princi Charles, dhe Princi William dhe gruaja e tij Kate.
The post “Madame Tussauds” heq figurat prej dylli të Princit Harry dhe Meghan Markle appeared first on 98.5 FM.
[ad_2]