Lady Gaga i ka përlotur të gjithë teksa ka folur hapur për betejat e saj të shëndetit mendor dhe ka zbuluar se ka vuajtur nga çrregullimi i stresit post traumatik (PTSD) pas përdhunimit në mënyrë të përsëritur.
Këngëtarja 33-vjeçare u shpreh para Oprah Winfrey në natën e parë të turneut “Oprah Winfrey’s 2020 Vision: Your Life in Focus” dhe rrëfeu përvojën e saj të tmerrshme.
Gaga tha se e kishin përdhunuar në mënyrë të përsëritur kur ishte 19 vjeç, dhe që atëherë kishte vuatur nga çrregullimet e stresit post traumatik. Gaga me emrin e saj të vërtetë Stefani Germanotta, tha se sulmet u kryen nga dikush që ajo e njihte që nga fëmijëria e saj.
The post Lady Gaga zbulon të vërtetën tronditëse përballë Oprah Winfrey: Jam përdhunuar vazhdimisht kur isha 19-vjeçe appeared first on 98.5 FM.