Lauryn Goodman ka njoftuar se babai i fëmijës së saj jashtëmartesor është futbollisti anglez, Kyle Walker.
Në muajin e kaluar ishte raportuar se modelja ishte në pritje të fëmijës me një lojtar të Ligës Premier, identiteti i të cilit nuk ishte bërë i ditur.
Ndërsa tani, ajo ka njoftuar se babai i fëmijës është mbrojtës i Manchester Cityt, i cili do të bëhet baba për të katërtën herë kur Lauryn ta sjellë në jetë fëmijën.
Bukuroshes i kishin thënë mjekët se nuk mund të mbetet shtatzënë në mënyrë të natyrale, prandaj ajo fëmijën e ka quajtur ‘një mrekulli’.
Ndërsa përdoruesit e rrjeteve sociale e kanë pyetur vazhdimisht se kush është babai, ajo ka vendosur të flasë për The Sun on Sunday, në mënyrë që t’u japë fund thashethemeve që po i shkaktojnë stres.
“Kyle Walker dhe unë po e presim një fëmijë që do të lindë në prill dhe është ngjizur në një periudhë kur që të dy ishim të ndarë nga partnerët tanë të mëparshëm”. ka thënë ajo
Oops, TouchCarousel with ID 2 not found.