Kjo mace gati shkaktoi divorc mes Totti-t dhe Ilaryt


[ad_1]

Legjenda italiane e futbollit, Francesco Totti ka zbuluar se martesa e tij pothuajse përfundoi për shkak të një maceje pa qime. Totti mbeti i shtangur kur gruaja e tij, Ilary Blasi, e solli kafshën në shtëpinë e tyre.

Totti, i cili u martua me Ilary në vitin 2005, i tha ish-shokut të tij të ekipit Christian Vieri, në një Story Live në Instagram: Unë u zemërova me gruan time, ajo bleu një mace pa flokë dhe e quajti atë Donna Paola. Po vloja. Natën insistonte të flinte brenda shtratit tonë, pranë këmbëve tona. Ajo është një mace shumë e dashur, por pothuajse shkaktoi ndarjen tonë.

Totti më tej tregon se bashkëshortja e tij donte një mace me çdo kusht. Kur ajo vendosi ta sillte në shtëpi, ata nuk folën me njëri-tjetrin për ditë më rradhë.

“Ilari donte një mace me çdo kusht dhe unë isha i bindur se nuk duhej. Një ditë, ajo e solli atë në shtëpi, sepse në fund të fundit ajo merr të gjitha vendimet në këtë familje. Ne nuk kemi folur për ditë me rradhë, por në fund edhe unë u dashurova me macen”.

[ad_2]

Beat FM Albania

Beat FM Albania. Created in 2017, Beat FM is the newest radio in Albania, which broadcasts online at www.beatfm.al.


Share

Facebook Twitter Google



Search


Tune In


Shows