Është e vështirë të jesh dukeshë dhe bashkëshortja e mbretit të ardhshëm të Anglisë!
Kate Middleton, gruaja e princit William duhet të respektojë rregullat strikte të protokollit dhe të mos shkaktojë incidente.
Mirëpo fundi mbi gju që mbante veshur dhe era që frynte e kanë sikletosur jo pak.
Teksa këtë të martë ndodhej për një vizitë në një spital për fëmijët në Londër, gruaja e princit William u bë protagoniste e një incidetni alla Marilyn Monroe.
Këtë situatë Kate e kaloi me buzëqeshje, duke u munduar me duar që të mbajë situatën nën kontroll. Mirëpo ky moment nuk iu shpëtoi fotografëve, të cilët nga ana e tyre e komplimentuan dukeshën e Cambridge, për këmbët e saj.