Justin Timberlake dhe Tiger Woods bashkojnë forcat, mbledhin para për të prekurit nga Uragani Dorian


[ad_1]

Tiger Woods ka njoftuar se ai dhe Justin Timberlake po bashkëpunojnë për të ndihmuar të prekurit nga Uragani Dorian që goditi Bahamas.
Kampioni i golfit shkroi në Twitter se së bashku me këngëtarin po ngrenë një fond për të siguruar ndihma për banorët e prekur nga stuhia ‘përbindësh’.
“Një besimtar i fortë i filantropisë dhe punës në ekip, jam entuziast që po bashkëpunoj me mikun tim, Justin Timberlake për të ngritur fondin për Bahamas,”-shkroi fituesi 3 herë i US Open.
Woods shtoi se fondi do ketë për synim mbështetjen në ndihma, rigjenerimin dhe ndërtimin e vendit pas Uraganit Dorian.
Timberlake, Woods dhe partnerët e tyre tashmë janë zotuar se do dhurojnë 6 milionë dollarë.
“Na ndihmoni që këtë 6 milionë dollarë ta shndërrojmë në 12 milion dollarë dhe bashkohuni me përpjekjet tona për të rindërtuar Bahamas,”-shtoi ai.

[ad_2]

Beat FM Albania

Beat FM Albania. Created in 2017, Beat FM is the newest radio in Albania, which broadcasts online at www.beatfm.al.


Share

Facebook Twitter Google



Search


Tune In


Shows