Justin Bieber promovon dokumentarin për jetën e tij “Seasons”


[ad_1]

Justin Bieber u shfaq shumë i dashuruar dhe duke e përqafuar vazhdimisht bashkëshorten e tij, Hailey Baldwin, në premierën e dokumentarit të tij të ri të realizuar për platformën YouTube, “Seasons”.

Çifti i sapomartuar, pozoi për fotografët në qilimin e kuq teksa shoqëroheshin edhe nga e ëma e këngëtarit, Pattie Mallette. Deri tani janë publikuar vetëm 4 episodet e para të dokumentarit, “Justin Bieber: Seasons”, të cilat i ofrojnë publikut pamje ekskluzive të rikthimit të tij në muzikë, përfshirë edhe disa fragmente nga projektet që priten në albumin e tij të ardhshëm.

Edhe bashkëshortja e tij, Hailey Baldwin, është pjesë e madhe e këtij projekti, duke kaluar sa më shumë kohë me të në studion e regjistrimit. Në secilin episod, Justin shfaqet duke folur për gruan e tij, prandaj nuk është për t’u çuditur përfshirja e saj në krijimin e albumit të ri të këngëtarit.

The post Justin Bieber promovon dokumentarin për jetën e tij “Seasons” appeared first on 98.5 FM.

[ad_2]

Beat FM Albania

Beat FM Albania. Created in 2017, Beat FM is the newest radio in Albania, which broadcasts online at www.beatfm.al.


Share

Facebook Twitter Google



Search


Tune In


Shows