[ad_1]
Justin Bieber, ka zbuluar se është diagnostikuar me sëmundjen ‘Lyme’, përmes një postimi të ndarë me ndjekësit në rrjetin social, Instagram.
“Ndërsa shumë njerëz vazhdojnë të thonë se Justin Bieber nuk po duket mirë, ata nuk kanë arritur të kuptojnë që unë së fundmi jam diagnostikuar me sëmundjen Lyme, e cila ndikoi në funksionimin tim si në lëkurë, tru, energji dhe në shëndet të plotë”.
“Këto gjëra do shpjegohen më tej në një dokumentat që do ta sjellë së shpejti në YouTube. Ka qenë shumë e vështirë që disa vite për mu por marrja e një trajtimi të duhur do më bëjë të kthehem më mirë se asnjëherë tjetër”, ka thënë Bieber në postimin e tij.
Çfarë është sëmundja Lyme?
Sëmundja Lyme është shkaktuar nga bakteret e bartura nga disa lloje të rriqrave – rreth 13% e njerëzve në Mbretërinë e Bashkuar besohet të jenë të infektuar
Nuk mund të kalohet nga një person në tjetrin
Simptomat – përfshirë skuqjen e syve, lodhjen dhe ethe – zakonisht zhvillohen rreth tre javë pas një kafshimi
Nga e njëjta sëmundje vuan edhe i dashuri i Dua Lipës, modeli Anwar Hadid.
[ad_2]