Jezusini homoseksual, debat i ashpër në Brazil


[ad_1]

Një debat i gjerë ka përfshirë Brazilin pasi një komedi në Netflix, e përshkruan Jezusin si homoseksual që sjell në shtëpi të dashurin e tij, Orlandon, për të takuar Familjen e Shenjtë.

Rreth dy milionë njerëz nënshkruan një peticion online ku kërkojnë nga platforma të heqë komedinë 46-minutëshe pasi ka fyer të gjithë të krishterët.

Sipas Reuters, “Tundimi i parë i Krishtit” u krijua nga Porta dos Fundos, të cilët janë një grup komedianësh në YouTube. Pas debatit të ashpër komedianët dhanë një deklaratë ku thanë se vlerësojnë lirinë artistike dhe humorin përmes satirës dhe temave më të larmishme kulturore të shoqërisë, ndërsa shtuan se besojnë te liria e shprehjes, mjet thelbësor në një vend demokratik.

Ndërkaq, presidenti Jair Bolsonaro, i cili e ka pranuar se është një homofob e quajti filmin një mbeturinë që nuk përfaqëson shoqërinë braziliane.

[ad_2]

Beat FM Albania

Beat FM Albania. Created in 2017, Beat FM is the newest radio in Albania, which broadcasts online at www.beatfm.al.


Share

Facebook Twitter Google



Search


Tune In


Shows