Forbes ka publikuar listën vjetore të 400 amerikanëve më të pasur.
Themeluesi dhe shefi ekzekutiv i Amazon, Jeff Bezos nuk e lëshoi fronin. Për të dytin vit radhazi ai kryeson listën e Forbes.
Ndërsa në vendin e dytë vazhdon të qëndrojë bashkëthemeluesi i Microsoft, Bill Gates.
Bezos llogaritet se ka një pasuri me vlerë 114 miliard dollarë, një rënie e ndjeshme nga 160 miliardë dollarë që u vlerësua pasuria e tij vitin e kaluar. Kjo rënie ka ardhur si shkak e kushteve të tij të divorcit nga bashkëshortja MacKenzie Bezos.
Ajo mori 25% të aksioneve të Amazon dhe u fut në listë për herë të parë këtë vit, duke zëvën vendin e 15-të, me një pasuri prej 36.1 miliardë dollarë.
Gates qëndron në vendin e dytë me pasuri të vlerësuar j 106 miliardë dollarë, pasi dhuroi 35.8 miliardë dollarë për bamirësi.
Ai dhe bashkëshortja e tij, Melinda Gates, janë themelues të fondacionit Bill & Melinda Gates, fondacioni më i madh i bamirësisë në botë, sipas Forbes.
Investitori, Ëarren Buffett, shefi ekzekutiv i Facebook dhe bashkëthemeluesi Mark Zuckerberg si edhe bashkë-themeluesi i Oracle, Larry Ellison përmbyllin Top 5 të amerikanëve më të pasur.