[ad_1]
Kantautori britanik, James Blunt, i cili është i njohur për baladat romantike, këngën e re “Monster” ia ka kushtuar babait të tij të sëmurë.
Është fjala për një këngë, e cila i prek të gjithë, ndërsa në videoklipin e këngës, ai i interpreton në mënyrë shumë emocionale vargjet e këngës se tij.
Vitin e kaluar, gjatë një emisioni televiziv, Blunt foli për sëmundjen e rëndë me të cilën përballej babai i tij dhe kishte kërkuar ndihmë nga dhuruesit e organeve.
“Kam ardhur t’ju pyes se çfarë grupi gjaku jeni. Në jetën time po ndodhin disa gjëra për të cilat nuk është dashur të shkruaj. Babai im nuk është aspak mirë, ka nevojë për një veshkë të re dhe për dhurues të veshkës”, tha aktori asokohe.
[ad_2]