[ad_1]
Të dëgjosh Adelën ndërsa nget makinën në trafik, mund të reduktojë stresin dhe të mbajë të shëndetshme zemrën, thonë shkencëtarët. Shkencëtarët e dy universiteteve në Brazil bashkëpunuan me Universitetin Oxford Brooke dhe Univesritetin e Parmës në Itali.për të studiuar një ngrup femrash që ngisnin makinën në rrugët e Brazilit. Në testin e parë, ato e nganë makinën në heshtje, kurse në tjetrin duke dëgjuar një playlistë të krijuar posaçërisht për këtë eksperiment, ndërkohë që iu mateshin rrahjet e zemrës. Në fund rezultoi se dëgjimi i Enya-s si dhe këngëve versione instrumentale në piano të Adele, si ‘Someone Like You’ dhe ‘Hello’, i qetësonin ato dhe ulnin ndjeshëm luhatjen e ritmit të rrahjeve të zemrës. Muzika ndikonte në mënyrë të pandërgjegjshme edhe në ritmin e valëve të trurit duke rregulluar aktivitetin e sistemit nervor. Këngë të tjera pjesë e playlistës ishin ishin edhe ‘ Exile’ nga Enya, instrumentalja ‘Amazing Grace’ e muzikantit kristian Chris Tomlin dhe një këngë medituese e quajtur ‘Electra’ nga Airstream.
The post Ja pse duhet të dëgjoni këngët e Adele kur ngisni makinën në trafik appeared first on 98.5 FM.
[ad_2]