Italianët në protesta, djegin flamujt e BE


[ad_1]

Zhgënjimi i italianëve nga Bashkimi Europian ka zbritur nga rrjetet sociale drejt e në terren, pasi disa njerëz janë mbledhur në rrugë duke djegur publikisht flamurin e BE.

Në protesta që po zhvillohen thirrjet po shtohen me kërkesa nga më të ndryshmet. Disa duan që të braktiset zona e euros dhe të rikthehet lira italiane si monedhë zyrtare.

Të tjerë shkojnë dhe më larg duke kërkuar me banderola dhe thirrje, daljen e Italisë nga Bashkimi Evropian.

Në Xhenova, disa banorë i vunë flakën flamurit të BE nën thirrjet “Jemi italianë, do ia dalim vetë”. Incidente të ngjashme me djegie të flamujve të BE ka pasur dhe në zona të tjera të Italisë, gjithsesi konsiderohen sporadike.

Ndërsa në rrjet mbështetësit kanë krijuar hashtagun #CiSalviamoDaSoli.

[ad_2]

Beat FM Albania

Beat FM Albania. Created in 2017, Beat FM is the newest radio in Albania, which broadcasts online at www.beatfm.al.


Share

Facebook Twitter Google



Search


Tune In


Shows