Infeksion prej koronavirusit, aktorit i presin këmbën


iHost.al - .ALDomain Registration, Web Hosting & Web Development

Aktorit të njohur kanadez Nick Cordero, 41 vjeç, i është prerë këmba si pasojë e një infeksioni të rëndë të shkaktuar prej koronavirusit.

Lajmi u bë me dije nga gruaja e artistit të Broadway, Amanda Kloots.

Cordero, i shtruar në Cedars-Sinai Medical Center, Los Angeles, ndodhet në terapi intensive prej thuajse 3 javësh.

Infeksioni i shkaktoi mpiksje gjaku në këmbën e djathtë, duke i provokuar probleme me qarkullimin si dhe me tensionin.

Mjekët ndërhynë në mënyrë drastike për të parandaluar hemorragjinë e brendshme, duke i prerë këmbën e djathtë.

Ndërhyrja, shpjegoi Kloots në Instagram, nuk ia rrezikoi jetën: “Ia doli, e përballoi operacionin dhe kjo është diçka e madhe, duke qenë se fiziku i tij është dobësuar ndjeshëm”

iHost.al - .ALDomain Registration, Web Hosting & Web Development

Beat FM Albania

Beat FM Albania. Created in 2017, Beat FM is the newest radio in Albania, which broadcasts online at www.beatfm.al.


Share

Facebook Twitter Google



Search


Tune In


Shows