I vëllai e parashikoi famën e Billie Eilish


iHost.al - .ALDomain Registration, Web Hosting & Web Development

Ajo është një ndër adoleshentet e vetme që po frymëzon të rinjtë që të ndjekin ëndrrat e tyre dhe të punojnë fort për to.

Bëhet fjalë për Billie Eilish e cila në vetëm pak vite është shndërruar në një yll popi dhe së fundmi talenti i saj u vlerësua edhe më 2 çmime në “MTV Music Awards”.

Këngëtarja 16-vjeçare ka qenë e ftuar në episodin special të “The Late Late Show” me James Corden, “Carpool Karaoke” ku i ka treguar të gjithëve shtëpinë e saj të vogël.

Billie i tregoi publikut dhe moderatorit dhomën e vëllait të saj, aty ku kanë krijuar hitet që e bënë atë të famshme.

“Është shumë e çuditshme. Vite më parë gjendesha në këtë dhomë me vëllain tim duke bërë muzikë thjesht për të kaluar kohën dhe ai ndaloi dhe më tha: ‘Do të të bëj yllin më të madh të pop-it.’ Unë qesha dhe tani ja ku jemi” -u shpreh këngëtarja e emocionuar.

Le të kujtojmë projektin e parë muzikor të Billie Eilish “Ocean Eyes” me të cilën u bë e famshme dhe debutoi në industrinë e muzikës.

iHost.al - .ALDomain Registration, Web Hosting & Web Development

Beat FM Albania

Beat FM Albania. Created in 2017, Beat FM is the newest radio in Albania, which broadcasts online at www.beatfm.al.


Share

Facebook Twitter Google



Search


Tune In


Shows