Gratë kryesojnë festivalin e 45-të të Filmit Amerikan në Deauville


iHost.al - .ALDomain Registration, Web Hosting & Web Development

Morgan Freeman, Sarah Jessica Parker, Pierce Brosnan, Liam Neeson janë disa nga yjet kinemasë botërore që prekin tapetin e kuq në Festivalin e filmit “Deauville” në Francë.

Edicioni i këtij viti që filloi këtë të premte do të jetë i 45-ti me radhë dhe në konkurrim spikatin regjisoret gra, të cilat përbëjnë gjysmën e 14 filmave në garë për çmimin e madh.

Festivali vjetor me filma amerikanë që mbahet në bregdetin francez të veriut do të hapet më shfaqjen e serive të sagës së famshme “Game of Thrones”.

Aktorja britanike Sophie Turner, që interpreton Sansa Stark në serialin epik do të marrë çmimin “Deauville Rising Star”, ndërsa Kristen Stewart do të vlerësohet më çmimin “Deauville Talent” për rolin e saj në thrillerin “Seberg”, që bazohet në një histori të vërtetë.

Mes regjisoreve favorite për çmimin e madh janë Danielle Lessovitz, me filmin dramatik me temë nga jeta e transgjinorëve “Autoriteti Portual”, Annie Silverstein me filmin “Demi”, që rrëfen jetën e trazuar të një adoleshenti dhe thrilleri i Jennifer Reederit, “Thika dhe Lëkura”.

Edhe juria e festivalit përbehet nga tre gra, me në krye ikonën e filmit francez Catherine Deneuve. Çmimi i madh i Festivalit do të ndahet më 15 shtator.

iHost.al - .ALDomain Registration, Web Hosting & Web Development

Beat FM Albania

Beat FM Albania. Created in 2017, Beat FM is the newest radio in Albania, which broadcasts online at www.beatfm.al.


Share

Facebook Twitter Google



Search


Tune In


Shows