Gjesti bujar i shqiptares në Itali: Gatuan drekën për mjekët


iHost.al - .ALDomain Registration, Web Hosting & Web Development

Edhe pse jemi në një moment shumë të vështirë për të gjithë Italinë që numëron mijëra viktima, gjestet e mira nuk mungojnë.

Këtë herë ka qenë një shqiptare që ka bërë një gjest që e kanë vlerësuar të gjithë.

Një grua shqiptare, e cila u ofroi drekën mjekëve, infermierëve dhe operatorëve sanitarë, shkruhet në një gazetë të provincës së Piacenzës.

Gruaja me emrin Hatixhe Hallulli, ose siç e thërrasin Tixhe, është nënë e tre fëmijëve, dhuron gjithmonë, edhe gjatë vitit, torta për personelin e Ndihmës së Shpejtë së Fiorenzuolës të cilat i bën në shtëpi në furrën e saj.

”Sot personeli shëndetësor është i gjithë i fokusuar tek COVID-19 dhe po merret me personat e prekur, por Tixhja vazhdon t’u dërgojë ato që mundet duke mos dashur të identifikohet”, theksuan mjekët e spitalit duke e falënderuar publikisht.

“Na solli kuzhinën dhe shpresën e saj”, theksoi stafi i spitalit të Fiorenzuolës

iHost.al - .ALDomain Registration, Web Hosting & Web Development

Beat FM Albania

Beat FM Albania. Created in 2017, Beat FM is the newest radio in Albania, which broadcasts online at www.beatfm.al.


Share

Facebook Twitter Google



Search


Tune In


Shows

Oops, TouchCarousel with ID 2 not found.