[ad_1]
Të gjithë ata që janë fansa të futbollit, e dinë shumë mirë që Neymar Jr. nuk është një futbollist si gjithë të tjerët. Herë model, herë kërcimtar, herë inspirues veshjesh ikonike, Neymar i pëlqen të jetë protagonist dhe të japë një shfaqje. Madje ka arritur që të krijojë dhe një dramë rreth tij këtë verë, kur mungojnë dhe vetëm 6 ditë nga mbyllja e merkatos së lëvizjes së futbollistëve dhe askush ende s’e di nëse do të shkojë te Barcelona, Real Madrid apo do të qëndrojë tek PSG.
E duke e ditur që është një adhurues i dramava dhe sigurisht një performues nuk duhet të na vijë si çudi fakti që lojtari i kombëtares braziliane do të jetë tani dhe aktor në një prej serialeve më të ndjekur në botë, “La Casa de Papel”.
Këtë e ka bërë të ditur vetë Neymar me anë të një video-je në Instagram, ku qëndron pas maskës tashmë të famshme te Dali dhe prezantohet si një prej personazheve të sezonit të ri të serialit.
Në fakt duke qenë se futbollisti është një ndjekës dhe adhurues i madh i kësaj historie, këtë meqë ra fjala mund ta kuptojmë nga kjo shfaqje që dha së bashku me Kylian Mbappe:
Ishte planifikuar që ai të ishte që në sezonin e 3-të të “La Casa de Papel”, në 2 seri, megjithatë producentët vendosën mos ta transmetonin pjesën e tij derisa akuzat për ngacmime seksuale me të cilat po përballej Neymar para pak kohësh të provoheshin si jo të vërteta. E sapo kjo gjë ndodhi dhe fituesi i Champions League me Bracelonën u shpall i pafajshëm për të gjitha akuzat, u zyrtarizua dhe pjesëmarrja e tij në serial, me personazhin Joao, gjë që për Neymar është një ëndërr e bërë realitet.
The post Futbollisti së shpejti pjesë e “La Casa De Papel”! appeared first on 98.5 FM.
[ad_2]