Eminem jep vakte falas për punonjësit e shëndetësisë


[ad_1]

I gjithë stafi i punonjësve të një spitali në Detroit kanë kaluar një mbrëmje vërtetë të këndshme pasi vetë reperi i njohur Eminem ka gatuar për ta.

Për tu ardhur sadopak në ndihmë bluzave të bardha, Eminem u ka ofruar atyre një vakt falas që i’u është dërguar në spital, gjatë kohës kur ata punonin. Ky gjest ka surprizuar të gjithë mjekët, infermierët dhe sanitarët e spitalit që janë në vijën e parë të luftës kundër Covid-19.

“Mom’s Spaghetti” (spagetit e mamasë) siç thuhet edhe në këngën e tij “Lose Yourself”, shkruhej në etiketën e ngjitur në kavanozat ku ishin futur makaronat si një mënyrë për të bërë edhe pak humor.

Pak ditë më parë artisti ka festuar 12 vjetorin e të qenurit esëll dhe jo nën ndikimin e substancave narkotike apo alkoolit.

[ad_2]

Beat FM Albania

Beat FM Albania. Created in 2017, Beat FM is the newest radio in Albania, which broadcasts online at www.beatfm.al.


Share

Facebook Twitter Google



Search


Tune In


Shows