Një ekspozitë e Amy Winehouse do të hapet në Muzeun Grammy në Los Angeles muajin e ardhshëm. Ekspozita do të përmbajë veshjet më të famshme të këngëtares së ndjerë – përfshirë fustanin që ajo e veshi gjatë performancës së saj të fundit në Beograd në Serbi, para vdekjes në vitin 2011.
Tekstet e shkruara me dorë, video të regjistruara në shtëpi, shënimet e gazetave dhe më shumë artikuj nga arkivi personal i familjes së saj do të shfaqen gjithashtu në ekspozitën “Beyond Black – The Style of Amy Winehouse” – që do të hapet më 17 janar. Shumë nga artikujt e ekspozuar do të dalin në ankand për të mbledhur fonde për Amy Winehouse Fondation, i cili ndihmon të rinjtë që vuajnë nga keqpërdorimi i drogës dhe alkoolit.
The post Ekspozita e Amy Winehouse do të hapet në janar 2020 appeared first on 98.5 FM.