“E shkatërruar nga dhimbja”, fjalët e para të Vanessa Bryant, pas aksidentit tragjik


iHost.al - .ALDomain Registration, Web Hosting & Web Development

Katër ditë pas aksidentit tragjik që i mori jetën Kobe Bryant, vajzës së tij dhe shtatë personave të tjerë, ka reaguar për herë të parë, bashkëshortja e tij Vanessa.

Ajo ka zgjedhur rrjetet sociale për të shprehur dhimbjen e madhe si dhe për të falenderuar njerëzit në të gjithë botën që i kanë qëndruar pranë familjes së saj në këto momente të vështira.

Ajo shprehet se nuk ka fjalë për përshkruar dhimbjen, por shton se e gjen ngushëllimin tek fakti se Kobe dhe Gianna e dinin se sa shumë i donin njerëzit.   

“Vajzat e mia dhe unë duam t’i falënderojmë miliona njerëzit që kanë treguar mbështetje dhe dashuri gjatë kësaj periudhe të tmerrshme. Faleminderit për të gjitha lutjet. Padyshim që kemi nevojë për to. Jemi plotësisht të shkatërruara nga humbja e papritur e burrit tim të adhurueshëm, Kobi – babai i mrekullueshëm i fëmijëve tone dhe Xhanan time të bukur e të ëmbël – një vajzë e dashur, e mrekullueshme dhe e kujdesshme, si dhe një motër e mrekullueshme për Natalian, Biankan dhe Caprin. Ne jemi të shkatërruara edhe për familjes që i humbën të afërmit e tyre të dielën dhe e ndajmë në mënyrë intime dhimbjen me ta. Nuk ka mjaftueshëm fjalë për ta përshkruar dhimbjen tonë tani. Unë gjej ngushëllim te fakti se Kobi dhe Xhana e dinin të dy se sa shumë i donin njerëzit. Ne ishim jashtëzakonisht të bekuar që i kishim ata në jetën tonë. Do ta doja t’i kishim me vete përgjithmonë”.

Vanesa Bryant 1

Ata ishin bekimi ynë i bukur, që na u mor shumë shpejt. Nuk jam e sigurt se çfarë do të bëhet me jetët tona përtej të tashmes dhe është e pamundur ta imagjinoj jetën pa ta. Por, ne zgjohemi çdo ditë, duke tentuar të vazhdojmë përpara sepse Kobi dhe vajza jonë Xhana janë duke na e ndriçuar rrugën. Dashuria jonë për ta është e pafund dhe e pamatshme. Unë thjesht dëshiroj të kisha mundësi t’i përqafoja, t’i puthja dhe t’i bekoj. T’i kem ata këtu me ne, përgjithmonë. Faleminderit që e keni ndarë gëzimin tuaj, mërzinë tuaj dhe mbështetjen tuaj me ne. Ju kërkojmë që të na i jepni respektin dhe privatësinë që na duhet për ta gjetur rrugën tonë në këtë realitet të ri. Për ta nderuar familjen Team Mamba, fondacioni Mamba Sports e ka nisur fondin MambaOnThree për t’i ndihmuar familjeve të tjera të prekura nga kjo tragjedi. Për të dhuruar, ju lutem shkoni te MambaOnThree.org”. Faleminderit shumë që na keni mbajtur në lutjet e tuaja dhe që na keni shprehur dashurinë mua, Kobe, Natalias, Xhanas, Biankas dhe Caprit”, lexohet në postimin e Vanessa Bryant.

The post “E shkatërruar nga dhimbja”, fjalët e para të Vanessa Bryant, pas aksidentit tragjik appeared first on 98.5 FM.

iHost.al - .ALDomain Registration, Web Hosting & Web Development

Beat FM Albania

Beat FM Albania. Created in 2017, Beat FM is the newest radio in Albania, which broadcasts online at www.beatfm.al.


Share

Facebook Twitter Google



Search


Tune In


Shows