Dua Lipa shpallet artistja e javës


iHost.al - .ALDomain Registration, Web Hosting & Web Development

Këngëtarja me origjinë shqiptare është shpallur artistja e javës nga prestigjosia “Rolling Stone”.

Ajo ka patur një 2-vjeçar më se të suksesshëm në karrierën e saj duke lançuar hit pas hiti që nga “New Rules” me të cilën u vlerësua me çmim “Grammy” tek “IDGAF”, “One Kiss” me Calvin Harris që kryesoi chart-et britanike.

Dua jo vetëm që nuk ka vendosur të ndalet me aq por ka vazhduar të publikojë projekte të suksesshme muzikore. Bëhet fjalë për “Don’t Start Now”, prurja më e fundit e 23-vjeçares që po pëlqehet pa masë nga fansat.

Kënga e rrymës dance është renditur në top 40 në klasifikimin e “Billboard Hot 100” ndërsa në Irlandë zë vendin e parë.

Këto arritje e kanë bërë Duan artisten më të suksesshme të javës ndërkohë që tabloide të ndryshme po i kushtojnë artikuj të veçantë këngëtares shqiptare.

The post Dua Lipa shpallet artistja e javës appeared first on 98.5 FM.

iHost.al - .ALDomain Registration, Web Hosting & Web Development

Beat FM Albania

Beat FM Albania. Created in 2017, Beat FM is the newest radio in Albania, which broadcasts online at www.beatfm.al.


Share

Facebook Twitter Google



Search


Tune In


Shows

Oops, TouchCarousel with ID 2 not found.