Dua Lipa rikthehet në “The Tonight Show”me Jimmy Fallon, tregon se aty ka performuar për herë të parë


[ad_1]

Këngëtarja shqiptare e njohur tashmë në mbarë botën, Dua Lipa, është rikthyer sërish në vendin ku performoi për herë të parë.

Fjala është për emisionin e Jimmy Fallon “The Tonight Show Starring”, ku ajo interpretoi për herë të parë në vitin 2016, dhe atehere thjesht ishte një artiste në tentativat e para për të hyrë në tregun botëror të muzikës.Me rikthimin pas tri vitesh, ylli 24-vjeçar përmes një postimi të publikuar në Instagram, bëri të ditur ndihmën që i ka ofruar komediani Fallon dhe do jetë pranë tij përgjatë dy netëve.“Jimmy Fallon më dha mundësinë e performancës së parë në ekranet amerikane në 2016-tën, menjëherë pas e përqafova shumë”.“Çuditërisht, ai më ftoi sërish pas saj dhe unë sërish jam tejet e emocionuar për t’iu bashkuar në dy netë rrjesht me 18 dhe 19 Dhjetor. Mos e humbisni”, ka theksuar Lipa në postimin e saj.

[ad_2]

Beat FM Albania

Beat FM Albania. Created in 2017, Beat FM is the newest radio in Albania, which broadcasts online at www.beatfm.al.


Share

Facebook Twitter Google



Search


Tune In


Shows