[ad_1]
Ato gjithmonë kanë shprehur dëshirën për tu bërë bashkë për një projekt muzikor pasi jo vetëm që kanë shumë të përbashkëta por edhe për shkak se janë mikesha shumë të mira.
Bëhet fjalë për këngëtaret me origjinë shqiptare, Bebe Rexha dhe Dua Lipa të cilat së fundmi i kanë bërë të gjithë të dyshojnë se mund të jenë duke bashkëpunuar për një projekt muzikor.
Secila prej tyre ka postuar në rrjetin social Instagram një foto ku shkruajnë “Vij në paqe”. Dua shihet e veshur krejtësisht me të bardha ndërsa Bebe krejtësisht me të zeza.
Të jetë rastësi vallë?! Kjo mbetet ende për tu parë, pasi asnjëra prej tyre nuk i është përgjigjur këtyre spekulimeve. Një bashkëpunim nuk do të ishte i pamundur kjo pasi Dua Lipa është edhe në prag të lançimit të albumit më të ri të quajtur “Future Nostalgia 2020” dhe momentalisht ka publikuar vetëm 1 projekt muzikor, “Don’t Start Now”.
[ad_2]