Dua Lipa dhe Anwar Hadid shkëmbejnë një puthje pasionante në AMA


[ad_1]

Dua Lipa dhe Anwar Hadid kanë qëndruar vazhdimisht pranë njëri-tjetrit që kur filluan romancën e tyre në verën e këtij viti.

Ndërsa çifti dukej shumë i lumtur gjatë pjesëmarrjes në ceremoninë e American Music Awards në Microsoft Theatre të Los Angelesit të dielën mbrëma.

Këngëtarja 24 vjeçare dhe modeli 20 vjeçar nuk i kanë hequr duart nga njëri-tjetri në evenimentin e madh të ndarjes së çmimeve muzikore.

Për më shumë, ata janë kujdesur që të tërheqin fokusin e aparateve duke shkëmbyer një puthje pasionante.

Autorja e hitit “Hotter Than Hell” ka tërhequr vëmendjen edhe me fustanin ngjyrë rozë që e kishte zgjedhur për këtë ngjarje të përvitshme muzikore

[ad_2]

Beat FM Albania

Beat FM Albania. Created in 2017, Beat FM is the newest radio in Albania, which broadcasts online at www.beatfm.al.


Share

Facebook Twitter Google



Search


Tune In


Shows