[ad_1]
Për 2 vite me radhë Drake e mbajti të fshehtë faktin se është baba i një djali.
Por disa javë më parë, reperi vendosi t’a ndajë me të gjithë sekretin e tij.
33 vjeçari publikoi foto të vogëlushit Adonis në muajin mars, së bashku me mamanë Sophie Brussaux.
E së fundmi, Drake është prononcuar për “Young Money Radio” se ndjehet shumë mirë që më fund e ndau me të gjithë botën lajmin.
“Publikimi i atyre fotove më bëri shumë mirë. Ishte shumë bukur të ndaje diçka të tillë me botën. Nuk ishte diçka që e diskutova me dikë, apo diçka e planifikuar. Thjesht u zgjova një mëngjes dhe mendova me vete që kjo është çfarë dua të bëj sot dhe e bëra. Dua që të vizitoj shumë vende me tim bir dhe t’i ndaj gjithë kujtimet me të. Nuk dua që për shkak të kësaj zgjedhjeje jete që kam bërë (të jem i famshëm), t’i mbaj njerëzit e tjerë të pazbuluar. Doja ta çliroja veten nga kjo ndjesi.”-tregoi ai gjatë intervistës me Lil Wayne.
I habitshëm është fakti se vogëlushi nuk i ngjan as mamit as babit…
[ad_2]