[ad_1]
Drake është i famshmi i fundit që i bashkohet biznesit të kanabisit. Kompania më e madhe e prodhimit të marijuanës në Kanada do të bashkojë forcat me fituesin e çmimit ‘Grammy’ për të prodhuar dhe shpërndarë kanabis.
Sipas marrëveshjes së bërë me Drake, ky i fundit do të marrë 60% të njërës prej degëve të kompanisë kanadeze ‘Canopy Growth’, e cila prodhon kanabis në Scarborough, në afërsi të Ontario.
“More Life Growth Co” do të quhet sipërmarrja e këngëtarit e cila do të përqëndrohet kryesisht në prodhimin e produkteve që kanë lidhje me mirëqenien, kërkimet dhe rritjen e përgjithshme personale.
Kanadaja po bëhet një prej prodhuesve më të mëdhenj të marijunanës dhe legalizimi i kultivimit për çështje mjekësore po përhapet edhe në Europë.
The post Drake, nga biznesi i muzikës tek ai i kanabisit appeared first on 98.5 FM.
[ad_2]