Ditën e fundit të javës së fundit të muajit tetor ndryshon ora.
Akrepat do të zhvendoshen 60 minuta pas, pra ora tre e mëngjesit do jetë dy me ndryshimin e ri.
Ndryshimi i njëtrajtshëm i orës në Europë filloi në vitin 1974, pas krizës së parë të naftës, në mënyrë që të shfrytëzonin më shumë dritën e diellit dhe të konsumonin më pak energji elektrike.
Ndryshimi i sivjetshëm mund të jetë i fundit në histori, pasi Komisioni Europian ka planifikuar të heq dorë nga ndryshimi i orës, kurse viti pritet të vendoset pas vendimit të 28 shteteve anëtare të BE.