Viti i kaluar ishte një nga më të suksesshmit për Dardan Aliun apo siç njihet me emrin artistik DJ Regard.
Artisti, i cili pushtoi botën në 2019 me vetëm një këngë, në fillim të vitit në një intervistë për mediat roze tregoi të gjitha sukseset e vitit që lamë pas e po ashtu edhe të rejat që vijnë nga ai gjatë 2020.Këtë vit,ai ka njoftuar fansat se do jetë i pranishëm në njërin prej festivaleve më të mëdha në botë.Fjala është për “Tomorrwland”- një festival i famshem i muzikës elektronike dance, i mbajtur në Boom, Belgjikë.
Lajmin e bëri të ditur përmes një postimi që ka ndarë me ndjekësit në Instagram.
“I lumtur të njoftoj pjesëmarrjen time për të luajtur në @tomorrowland 2020?, ka shkruar ai.
“Tomorrowland” u mbajt për herë të parë në 2005 dhe që atëherë është bërë një nga festivalet më të mëdha dhe më të shquara të muzikës në botë.