[ad_1]
Këngëtarja amerikane, Demi Lovato, nuk heziton të ekspozohet edhe pse nuk ka një trup perfekt.
Të enjten, këngëtarja 27 vjeçe, ka publikuar një fotografi në Instagram nga pushimet në Bora Bora, ku shfaqet me një palë bikini në formë leopardi dhe në plan të parë ka vënë të pasmet e saj.
Ylli zbuloi se në të vërtetë u desh shumë që ajo të postonte foton pa e rregulluar pamjen, pasi ajo ka një “frikë” nga ekspozimi i celulitit dhe defeltet të trupit të saj.
Lovato madje pranoi se frika e ka nxitur atë të ndryshojë fotot e mëparshme me bikini nga pushimet e saj në Bora Bora, por tha se e kuptoi që ishte e lodhur nga përpjekja për të jetuar me standarde joreale të bukurisë.
[ad_2]