Performanca e Demi Lovatos në ceremoninë e ndarjes së çmimeve, Grammy Awards, do të jetë shumë e veçantë.
Sipas TMZ, këngëtarja e famshme amerikane do të interpretojë një këngë krejtësisht të re, e cila u shkrua dhe u regjistrua vetëm disa ditë para mbidozës së saj gati-fatale, në verën e vitit 2018.
Kënga gjithashtu raportohet se do të dalë në treg pas ceremonisë, që njëherësh do të jetë performanca e parë e drejtpërdrejtë e Lovatos që nga incidenti.