Chris Brown tentoi të flirtonte me Rihanna-n në Instagram dhe fansat nuk ia përtuan


[ad_1]

Marrëdhënia e yllit të muzikës pop, Rihanna dhe Chris Brown ka qenë ndër më të komentuarat në rrjet që prej ndarjes së bujshme në vitin 2009. Pavarësisht raportit të tyre, këngëtari ka zgjedhur ta lërë pas gjithçka dhe nuk ka hezituar të komentojë herë pas here në fotot që artistja ka publikuar në llogarinë në ‘Instagram’.

Komentet e fundit të lëna në postimet e Rihanna-s duket se i kanë acaruar mjaft fansat e këngëtares të cilët i kanë kërkuar publikisht Chris ta lërë të qetë.

“A e ke seriozisht?”, “Lëre të qetë”, “Ke nevojë për ndihmë”, ishin disa prej thirjeve të fansave ndaj Brown. Pavarësisht këtyre reagimeve, këngëtari ka zgjedhur të mos i përgjigjet askujt në asnjë lloj forme.

Kujtojmë se momentalisht Rihanna është në një lidhje me miliarderin saudit, raport të cilin e ka zyrtarizuar tashmë.

[ad_2]

Beat FM Albania

Beat FM Albania. Created in 2017, Beat FM is the newest radio in Albania, which broadcasts online at www.beatfm.al.


Share

Facebook Twitter Google



Search


Tune In


Shows