Bleona dhe Besi sulmojnë “Haters”-at


[ad_1]

Ashtu siç kishte paralajmëruar prej ditësh, këngëtarja e njohur shqiptare, Bleona Qereti, ka publikuar projektin e saj më të ri muzikor.

“Haters” titullohet kënga e re e saj, e cila është e zhanrit RnB.

Tekstin e kësaj kënge e ka shkruar vetë Bleona e cila godet fenomenin e komenteve negative ndaj personave të famshëm.

Duke qenë se kënga u publikua më 8 mars, në atë që njihet si dita e gruas në mbarë botën, këngëtarja Qereti nuk hezitoi t’u bëjë një dedikim të gjithë femrave në rrjetin social Instagram.

“Unë e shkrova këtë këngë për të gjitha gratë e forta atje! Mos lejoni askënd ose asgjë të qëndrojë midis jush dhe ëndrrave tuaja! Gëzuar 8 Marsin”, ka shkruar këngëtarja shqiptare.

Bleona është shumë e pëlqyer për muzikën e saj nga fansat shqiptarë, njashtu edhe nga të huajt pasi tash e sa vite ajo prodhon këngë për tregun amerikan.

Në klip shfaqet edhe komediani Bes Kallaku, i cili luan rolin e njerëzve që vjellin vrer në rrjete sociale.

[ad_2]

Beat FM Albania

Beat FM Albania. Created in 2017, Beat FM is the newest radio in Albania, which broadcasts online at www.beatfm.al.


Share

Facebook Twitter Google



Search


Tune In


Shows