Biseda mes kultivuesit të kokainës dhe përdoruesit


[ad_1]

Luisi është një përdorues rastësor i kokainës nga Britania e Madhe. BBC publikoi një video bisedë midis tij dhe dy kolumbianëve që korrnin bimë të lulëzuara të cilat i kthyen në kokainë duke përdorur benzinë.

Gjatë bisedës Luisi i pyet kultivuesit nëse kanë provuar ndonjëherë kokainën.

Njëri prej tyre i tha: “Nuk dua ta marr atë sepse e di çfarë ka brenda saj.” A nuk e ke menduar ndonjëherë të heqësh dorë për një ditë? A nuk mendon se janë shumë para?

I riu britanik u përgjigj: Kjo është nga arsyet kryesore për të cilën doja të hiqja dorë sepse kostoja është shumë e madhe, paguaja 200-300 paund në javë.

Sipas zyrës së Statistikave Kombëtare, vetëm në vitin 2018 në Angli dhe Uells ishin 637 përdorues të kokainës të cilët humbën jetën, gati dyfish nga numri i përdoruesve qw humbwn jetwn gjatë vitit 2015.

Korrespondenti i BBC Michael Buchanan shkoi në fermë për të takuar kultivuesit e kokainës dhe habitet kur mëson se ata ishin shumër të rinj, 16 vjeç.

‘Çfarë po bëni këtu, a nuk duhet të ishit në shkollë? A nuk do preferonit të ishit në shkollë?’

‘Jemi shumë të varfër dhe nuk kemi studiuar kurrë’, u përgjigjën ata. ‘E kemi mësuar këtë punë që të vegjël dhe kjo është ajo se çfarë dimë të bëjmë, duhet të mbajmë familjet tona.’

70% e kokainës në botë prodhohet ne Kolumbi, në zona të rrezikshme që ruhen nga të fortët e drogës.

[ad_2]

Beat FM Albania

Beat FM Albania. Created in 2017, Beat FM is the newest radio in Albania, which broadcasts online at www.beatfm.al.


Share

Facebook Twitter Google



Search


Tune In


Shows