[ad_1]
Fituesja kryesore e ceremonisë “Grammy”, Billie Eilish, ka publikuar videoklipin e këngës së saj të re, “Everything I Wanted”, pikërisht në kohën kur theu dy rekorde, duke u bërë artistja më e re në moshë që ka shkruar dhe interpretuar kolonën zanore të filmit “James Bond”, dhe artistja më e re në moshë që ka triumfuar në kategorinë “Albumi më i mirë i vitit” në historinë e shpërblimeve “Grammy”, duke mundur kështu Taylor Swift. Projekti i fundit i këngëtares 18-vjeçare me titull “Everything I Wanted”, shpreh dashurinë mes vëllait dhe motrës. Videoklipi i këngës është realizuar nga vetë këngëtarja dhe në këngë përfshihet edhe vëllai i saj dhe bashkëpunëtori i saj muzikor, Finneas O’Conell.
The post Billie Eilish, publikon ‘Everything I Wanted’, një këngë për dashurinë mes vëllait dhe motrës appeared first on 98.5 FM.
[ad_2]