[ad_1]
Janë mbushur plot 80 vjet nga krijimi i Tommy dhe Jerry. Ndërtimi i duos
u realizua nga krijuesit Bill Hanna dhe Joe Barbera të cilët donin të imitonin
suksesin e studiove të tjera, që kishin prodhuar karaktere si Porky Pig dhe
Mickey Mouse. Për herë të parë filmi i animuar u publikua në vitin 1940 dhe u bë
hit duke iu sjellë autorëve një nominim Oscar për filmin më të mirë të
shkurtër. Betejat e vazhdueshme mes
Tommmy-t dhe Jerry-t e ndihmuan dyshen e animuar të fitojë shtatë çmime ‘Academy
Aëards’ dhe të ardhura astronomike nga filmat artistikë. Në 80 vite krijimi,
macja dhe miu janë shfaqur në të gjitha format, nga një version për fëmijë deri
në një film muzikor të vitit 1992, ku ata kënduan dhe folën. Krijuesi Bill
Hanna vdiq në 2001 kurse Joe Barbera ndërroi jetë në 2006.
The post “Beteja” mes Tom dhe Jerry mbush 80 vjet appeared first on 98.5 FM.
[ad_2]