BE gjobit Apple me 1.8 miliardë euro


iHost.al - .ALDomain Registration, Web Hosting & Web Development

BE gjobit Apple me 1.8 miliardë euro



Komisioni i BE-së ka vendosur një gjobë prej 1.8 miliardë eurosh për gjigantin e teknologjisë Apple. Kompania amerikane ka abuzuar me pozicionin e saj dominues në treg duke shitur aplikacione transmetimi të muzikës për përdoruesit e iPhone dhe iPad përmes dyqanit të saj digjital të aplikacioneve, njoftoi autoriteti i Brukselit.

Sipas Komisionit, Apple ndalon ofruesit e tjerë të transmetimit muzikor që të shesin abonime në iPhone dhe iPad: kështu ata nuk lejohen të japin informacion për çmimet, ose të përfshijnë lidhje me faqet e internetit përmes të cilave mund të merret një abonim.

“Kjo është e paligjshme sipas rregullave të BE-së,” argumentoi Komisioni.

Menjëherë pas njoftimit Apple njoftoi se do të ndërmarrë veprime ligjore kundër dënimit. Sipas avokatëve të Apple, Komisioni i BE-së nuk ka paraqitur asnjë dëshmi të besueshme për dëmtimin e konsumatorëve.







iHost.al - .ALDomain Registration, Web Hosting & Web Development

Beat FM Albania

Beat FM Albania. Created in 2017, Beat FM is the newest radio in Albania, which broadcasts online at www.beatfm.al.


Share

Facebook Twitter Google



Search


Tune In


Shows

Oops, TouchCarousel with ID 2 not found.