[ad_1]
Meghan Markle u largua nga Britania e Madhe, duke hequr dorë nga detyrimet mbretërore dhe duke marrë me vete edhe të shoqin, princin Harry.
Babai i saj, Thomas Markle, ka bërë marrëveshje për një dokumentar, i cili premton skandale rreth saj. Babë e bijë nuk kanë raporte të mira dhe nuk flasin prej së paku dy vitesh.
Dokumentari do të transmetohet në ‘Channel 5’, me titull “Thomas Markle: My Story”, dhe do të shfaqë intervista të tij.
Ndër të tjera, Thomas Markle thotë për të bijën se “Për të meshkujt janë thjeshtë shkallë drejt famës. E tradhtonte burrin e parë fshehurazi. Është e ndyrë… më vjen turp”.
Ai thotë se nuk u befasua aspak që e bija Meghan zhgënjeu familjen mbretërore angleze, duke marrë në Kanada me vete princin Harry.
Lidhur me martesën e parë me producentin e Hollywood, Trevor Engelson në vitin 2011, i ati i Meghan thotë se, “Ishte një ‘copë e madhe’ në ambientin ku punonte dhe ishte i pasur. Burri ideal për time bijë. E përdori dhe e flaku kur nuk i’u desh më”.
[ad_2]