Arrestohet babai i Lindsay Lohan


[ad_1]

Mediat e huaja kanë bërë të ditur se babai i aktores së njohur Lindsay Lohan ka rënë në prangat e policisë për akuzën dhunës së ushtruar në familje.

ipas Daily Mail ish-gruaja e tij Kate Major ka akuzuar Michael Lohan me pretendimin se ai do të sulmonte në shtëpinë e saj.

Ajo ka kërkuar ndarjen nga Lohan që në vitin 2015 dhe u shpreh se partneri kishte ushtruar dhunë ndaj saj kur ajo ishte përballur me të lidhur me çështjen e historisë së kërkimeve të tij në internet.

Asokohe ajo u shpreh se Lohan kishte kërkuar për shërbime eskorte gjatë një udhëtimi në Houston. Punonjësit e policisë janë parë duke marrë Lohan në paraburgim jashtë banesës së Major në Southampton. Lidhur me aktoren e njohur,ajo ende nuk ka bërë asnjë deklaratë lidhur me arrestimin e të atit.

[ad_2]

Beat FM Albania

Beat FM Albania. Created in 2017, Beat FM is the newest radio in Albania, which broadcasts online at www.beatfm.al.


Share

Facebook Twitter Google



Search


Tune In


Shows