[ad_1]
Arilena Ara është shpallur fituesja e Festivalit të 58-të të Këngës në RTSH. Këngëtarja do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion me këngën ‘Shaj’, një baladë dashurie me muzikë të Darko Dimitrov e Lazar Cvetkovski dhe tekst të Lindon Berishës, i njëjti autor i hitit të saj “Nëntori”.
Në momentin para shpalljes së çmimit, i gjithë publiku në sallë thërriste në kor emrin e saj. Trofeu iu dorëzua nga këngëtarja Jonida Maliqi, fituesja e vitit të kaluar. Vendin e dytë e zuri Elvana Gjata me këngën ritmike “Me tana”, ndërsa 16 vjeçarja Sara Bajraktari, u rendit e treta me këngën ‘ Ajër’.
The post Arilana Ara është fituesja e Festivalit të 58-të të Këngës në RTSH appeared first on 98.5 FM.
[ad_2]