Ariana ka vjedhur “7 rings”?


iHost.al - .ALDomain Registration, Web Hosting & Web Development

Ariana Grande është paditur për shkelje të të drejtës autoriale, nga një këngëtar hip-hopi, i cili pretendon se këngëtarja ka kopjuar nga ai refrenin e këngës “7 Rings”.

Josh Stone, i cili ndryshe njihet me nofkën DOT, në padinë e tij të dorëzuar në Gjykatën e Qarkut të New York, deklaron se hiti i Grandes është kopje e këngës së tij me titull “You Need It, I Got It”.

Stone thotë se e ka prezantuar këngën te ekzekutivët e industrisë së muzikës, përfshirë edhe producentin Tommy Brown, i cili ka punuar edhe me Ariana Grande-n. Ai akuzon producentin Brown se ka përdorur elementë të këngës së tij në këngën “7 Rings”.

Zëdhënësit e Ariana Grande nuk kanë pranuar të komentojnë rreth këtij rasti.

iHost.al - .ALDomain Registration, Web Hosting & Web Development

Beat FM Albania

Beat FM Albania. Created in 2017, Beat FM is the newest radio in Albania, which broadcasts online at www.beatfm.al.


Share

Facebook Twitter Google



Search


Tune In


Shows