Arbana Osmani sqaron: ‘Ja pse ngela në klasë’


[ad_1]

Të shtunën që lamë pas, në emisionin “Shiko kush luan”, pedagogia Iris Luarasi zbuloi disa studentë VIP që i ka ngelur në shkollë, mes të cilëve edhe Arbana Osmani. Ajo tha se moderatorja nuk e frekuentoi lëndën e saj “Gazetaria e Radios” dhe për pasojë e përsëriti atë. Lidhur me këtë deklaratë të pedagoges ka reaguar Arbana Osmani e cila ka treguar se mosfrekuentimi kishte ardhur si pasojë e faktit që babai i saj nuk ishte në punë në atë kohw dhe se puna e saj dhe paratë që ajo fitonte, ishin i vetmi burim të ardhurash për familjen.

“Në vitin e dytë të fakultetit për mua që punoja në “Top Albania Radio”, ishte i pamundur frekuentimi i të gjitha lëndëve.  Kisha luftuar shumë për atë vend pune dhe në atë kohë kur im at ishte i papunë dhe ne jetonim në një shtëpi të vogël me qera, puna ime ishte shumë e rëndësishme. Përveç kësaj, isha duke ndjekur edhe pasionin tim, të cilin një pjesë e mirë e pedagogëve e kanë mbështetur, me përjashtime shumë të rralla, siç ishte rasti i Zysh Irisit. Unë e dija që do të më mbeste në klasë ende pa filluar mësimi, pasi kisha dëgjuar sa strikte ishte, por atë vit zgjedhja për mua ishte puna. Do të doja shumë të isha në çdo leksion të saj sepse “Gazetaria e Radios” ishte lënda ime e preferuar ( dhe në fakt vlerësimi pastaj për mua ka qenë 10) por nuk mundesha sepse emisioni im në radio ishte të mërkurën në orën 12  pikërisht kur fillonte leksionet Zysh Irisi”, shkruan Arbana.

The post Arbana Osmani sqaron: ‘Ja pse ngela në klasë’ appeared first on 98.5 FM.

[ad_2]

Beat FM Albania

Beat FM Albania. Created in 2017, Beat FM is the newest radio in Albania, which broadcasts online at www.beatfm.al.


Share

Facebook Twitter Google



Search


Tune In


Shows