Kanë lindur të dy në të njëjtën datë, 7 maj dhe sot kanë një arsye më shumë për të festuar… Pasi kanë bërë gëzuar për jetën, për njëri-tjetrin, për dashurinë, sot do të bëjnë gëzuar për frytin e kësaj e dashurie që vjen si dhuratë nga Zoti për të dy.
Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj do të bëhen prindër. Lajmin e bën me dije vetë moderatorja e dashur, e cila s’mund të jetë më e lumtur se kaq për fëmijën që do të kurorëzojë dashurinë e tyre.
Ajo ka publikuar një foto të vjetër kujtim me Eduartin, të cilit i uron ditëlindjen duke i dhënë lajmin e bukur publikisht:
“Gëzuar ditëlindjen shpirti im binjak, shoku im më i mirë, ai që ka zemrën time. ( i cili do të bëhet së shpejti baba) Të dua Eduart Grishaj”, shkruan Arbana.
Arbana do të bëhet nënë për herë të dytë, pas djalit të parë Jonit, që me siguri po gëzon shumë për beben që do vijë.
Oops, TouchCarousel with ID 2 not found.