[ad_1]
Jennifer Aniston pushimin e ndërrimit të viteve e ka kaluar në plazh, nën shoqërine e miqve të saj, aktorit Jason Bateman, gruas së Jimmy Kimmel, si edhe regjisorit Will Speck.
Për faktin se kohët e fundit, ajo po shoqërohet gjithnjë e më shumë me Speck, kanë nisur thashetheme se miqësia e tyre është shndërruar në diçka më shumë.Aniston i kalon pushimet tradicionalisht në Tulum të Meksikës, ku e kalon kohën në bregdet duke u larë dhe duke marrë rreze.
50-vjeçarja është fotografuar me bikini, ndërsa pranë saj është fotografuar edhe regjisori i njohur.Aktorja dhe Speck njihen që nga viti 2016, kur kane bashkëpunuar në filmin “Office Christmas Party”, ndërsa ka luajtur edhe në filmin tjetër të tij, “The Switch”. Ndërsa në muajt e fundit janë parë shpesh duke dalë per darke bashkë.
[ad_2]