Angelina Jolie flet për dhimbjen e ndarjes nga Brad Pitt: Humba veten


[ad_1]

Angelina Jolie ka rrëfyer se humbi veten ndërsa marrëdhënies së saj me Brad Pitt po i vinte fundi. Jolie paraqiti kërkesat për divorc nga aktori në shtator 2016 pas dy vitesh martesë dhe gati 12 vitesh së bashku.

Në një intervistë, ylli i Hollywood e quajti ndarjen një moment të komplikuar dhe pranoi që: “Nuk po e njohja më veten time.”

Ndërkohë Jolie shtoi për revistën franceze Madame Figaro: “Humba veten.”

Gjatë ndarjes, 44-vjeçarja tha se ndihej pothuajse e parëndësishme edhe ose nuk ishte e dukshme për të tjerët.

Aktorja shtoi: “Ndjeja një trishtim të thellë. Isha e lënduar.”

Gjithashtu edhe Pitt foli hapur për divorcin e tyre pak ditë më parë në një intervistë për New York Times. 55-vjeçari zbuloi se kërkoi ndihmë nga qendrat e alkoolizmit pasi Jolie bëri kërkesën për divorc.

“Hoqa dorë nga pirja,”-tha ai.

Aktori rrëfeu se para ndarjes ai pinte alkool dhe marijuanë.

[ad_2]

Beat FM Albania

Beat FM Albania. Created in 2017, Beat FM is the newest radio in Albania, which broadcasts online at www.beatfm.al.


Share

Facebook Twitter Google



Search


Tune In


Shows