[ad_1]
Ndonëse Alketa Vejsiu ishte aktive në rrjete sociale gjatë transmetimit të “Festivalit të Këngës”, gjithnjë në përpjekje për të ndërvepruar me ndjekësit dhe për të marrë përshtypjet e tyre në kohë reale ajo që ra mbrëmë në sy, ishte mungesa e një postimi nga ana e saj pas shpalljes së fitueses dhe përfundimit të festivalit.
Sot ajo ka bërë një status në Instagramin e saj, duke na dhënë idenë se po i kërkon falje Elvana Gjatës, që nuk fitoi çmimin e parë!
“I uroj suksese Arilenës për fitoren! Sa më mbarë për Shqipërinë në Eurovizion”. Por, nuk mund të lë pa falenderuar Elvana Gjatën! Atë që u klikua në 2 javë më shumë se të gjithë, 3 milion e 500 mijë herë! Nuk mund ta mohoj që kënga e saj ishte festa e këtij Festivali. Që Elvana ishte lajmi i këtij edicioni, zëri dhe energjia e rinisë që vallëzoi në një sallë të ngurtë, që bëri bashkë Shqipërinë, Kosovën dhe diasporën! Garat shpallin fitues, por jo humbës sepse hitet nuk vdesin kurrë.
Pas këtij festivali që e kam bërë me shpirt, mund të them që s’kam qenë dhe s’do të bëhem kurrë palë me asnjë juri, për asnjë motiv. Besoj tek meritokracia dhe më vjen thellësisht keq, që në platformën e këtij festivali nuk munda do t’i jap zë, zërit të publikut. Më falni nëse ju kam zhgënjyer! Kuptoj dhe respektoj ndjeshmërinë tuaj! M’i kurseni akuzat ju lutem. Unë nuk isha juria dhe jurinë s’e zgjodha unë! Elvana faleminderit! Ti erdhe në këtë festival sepse besove tek vizioni im. Ti s’kishe nevojë për garë për të konfirmuar atë që je sepse ti thjesht Je!”
[ad_2]